Ronaldo nuk harron Ferguson: E mrekullueshme që të shikoj mirë

Ronaldo nuk harron Ferguson: E mrekullueshme që të shikoj mirë

Cristiano Ronaldo u rikthye në ‘Old Trafford’, aty ku ka kaluar një periudhë të rëndësishme të karrierës së tij, ku fitoi gjithçka për plotë 6 vite nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

76-vjeçari e mori portugezin nga Sportingu i Lisbonës dhe nën urdhat e tij ai u bë një kampion i madh. Në Manchester, CR7 la pas shumë miq dhe një prej tyre është Ferguson, ndonëse portugezi e ka cilësuar atë si babain e tij.

Ronaldo edhe pse ishte me fanellën e Juventus-it, tifozët e “Djajve të Kuq” e duartokitën. Edhe pse pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk shënoi ishte protagonist, pasi ishte ai që krosoi drejt zonës ku Dybala përfitoi dhe e dërgoi në rrjetë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo u takuan me ish-trajnerin e tij dhe ditën e sotme ka shpërndaru në rrjetet sociale një foto me diçiturën:

“Një trajner i shkëlqyer dhe mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm. Mësova shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës.Është e mrekullueshme të të shoh në formë të mirë, Shef!”, shkruan ylli portugez në "Instagram" për ish-trajnerin e tij, duke i bashkëngjitur dhe një foto të shkrepur ditën e djeshme.

EMISIONET