Ronaldo egoist? Deklarata e fundit pohon gjithçka

Ronaldo egoist? Deklarata e fundit pohon gjithçka

Cristiano Ronaldo ka një tjetër rival në Torino. Djali i tij, Ronaldo Jr është një yll në rritje në botën e futbollit, me djaloshin që po shpërthen me golat e tij me skuadrën e U-9 të Juventusit, duke fituar dhe vëmendjen e tifozëve.

Megjithatë, Ronaldo, ai që ka fituar plot 5 herë "Topin e Artë" është tepër skeptik për të ardhmen e djalit të tij. Në një intervistë për mediat italiane ai është treguar tepër egoist, pasi ka pohuar se pret që djali i tij të bëhet si ai, por jo më i mirë.

"Unë shpresoj se Cris, djali im, do të jetë si babai i tij. Ai thotë se do të jetë më i mirë se unë, por mendoj se do ta gjejë të vështirë".-tha Ronaldo.

Cristiano Jr po shënon 'shumë gola' për "Zonjën e Vjetër të U9, ndërsa 33-vjeçari hapi llogarinë e tij gjatë fundjavës që lamë pas.

EMISIONET