Ronaldo bën për spital Sorrentinon, portieri: Vetëm kështu më hiqte qafe

Cristiano Ronaldo nuk arriti të lë gjurmë në ndeshjen e parë zyrtare me Juventusin, por për portierin e Chievo-s Stefano Sorrentino përballja e yllin portugez ishte vërtetë e dhimbshme. Në fund të takimit, 39 vjeçari ka ndjerë dhimbje në pjesën e hundës dhe sipas mjekëve ka pësuar thyerje të saj.

"FALEMINDERIT për të gjitha mesazhet e tua të dashurisë dhe respektit",-shkruante Sorrentino në "Twitter" me hundën e tij të mbuluar me fasho.

 "Ne jemi një skuadër fantastike dhe dje kemi pasur një rritje deri në madhështi: ndërkohë, CR7 nuk më kaloi për asnjë moment, vetëm më dërgoi në spital!"

Ndeshja mes Chievos dhe Juventusit ishte takimi hapës i Seria A për sezonin 2018-2019, me bardhezinjtë që fituan me shifrat 3-2.

EMISIONET