Ronaldo apo Messi? Kush është më i miri i të gjitha kohërave? Një debat i gjatë i cili mesa duket nuk do të ketë fund...

Kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini, ka qenë në qendër të intervistave të shumta ditën e djeshme, një nga këto ishte për “Mediaset Italia”, ku normalisht nuk munguan pyetjet edhe për Botërorin e Rusisë. Tema kryesore ka qenë rivaliteti i përjetshëm, Messi apo Ronaldo.

“Cristiano ka ndryshuar shumë në vitet e fundit, ai tashmë është një qendër sulmues i pandalshëm. Pavarësisht nga mosha, ende po luan në nivele të larta dhe është vendimtar”, shprehet Maldini.

Megjithatë, ai ka një vlerësim tjetër për Messin, dhe është “pleshti” zgjedhja e tij.

“Mes Messit dhe Ronaldos, unë zgjedh gjithmonë Leon. Ai përveçe, shënon, edhe krijon. Ka një stil të luajturi që unë e pëlqej shumë. Nëse më duhej të zgjidhja, nuk do të kisha asnjë dyshim për Mesin”, përfundon Maldini.

/Ora News.tv/