Ronaldinho i thotë lamtumirë futbollit

Ronaldinho i thotë lamtumirë futbollit

Futbollisti brazilian Ronaldinho i ka thënë lamtumirë futbollit. Lajmi është publikuar nga mediat e huaja, të cilat i referohen vëllait të futbollistit, i cili është dhe agjenti i tij. 

Roberto Assis, tha për për yllin 37 vjeçar se do të zhvillohen organizime të ndryshme në Brazil, Evropë, Azi si dhe në nivel kombëtar.

Ronaldinho i cili ka luajtur me Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Milan e vazhdoi në Brazil, që nga viti 2015 nuk ka luajtur për asnjë ekip.

Në vitin 2002 ai e fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e Brazilit ndërsa në vitin 2006 me Barcelonën e fitoi UEFA Ligën e Kampionëve. Në vitin 2005 Ronaldinho ishte fitues i çmimit "Topi i Artë".

EMISIONET