Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka publikuar sot këngën e saj të re " Me lule t'bukra".

Rona zgjodhi të risillte për publikun këngën, të cilën e këndoi para shumë vitesh ikona e muzikës shqiptare, Vaçe Zela.

Videoklipin e shoqëroi me një balerinë ndërsa vetë qëndronte pranë saj duke kënduar. Vetë Rona u shfaq me një fustan të madh të kuq ku mbulonte barkun e rrumbullakosur nga shtatzënia.

/Ora News.tv/