Romë, 3 pronarë restorantesh mes tyre një shqiptar në pranga për falimentim korruptiv

Romë, 3 pronarë restorantesh mes tyre një shqiptar në pranga

Policia Italiane e krimit ekonomik ka vënë në pranga 3 pronarë të 7 restoranteve mjaft të njohura në Romës, dy italianë e një shtetas shqiptar me akuzën e mashtrimit fiskal, falimentim të rremë e riciklim i paligjshëm parash në dëm të shtetit italian.

Ata kishin krijuar një skemë kriminale që realizonte blerje sipërmarrjesh e kompanish të debituara e në vështirësi ekonomike, përkeqësonin situatën e tyre financiare e më pas bënin transferimin e aseteve në kompani të tjera të ngritura enkas e me pronarë fiktivë për të fshehur emrat e tyre.

Tre të arrestuarit janë pronarë të grupit sipërmarrës Loretti, mjaft i rëndësishëm në Romë në sektorin e turizmit.

7 restorantet në zotërim të tyre ndodhen në zonat më të mira të qendrës historike të Romës.

I arrestuari shqiptar është Arbër Xhiaj 36 vjeç, ndërsa të arrestuarit italianë janë Leonardo Loretti 53 vjeç e Andrea Garofalo 37 vjeç.

Hetimet kanë zbardhur se grupi "Loretti" ka deklaruar falimentimin e 3 kompanive në vlerë mbi 1 milionë euro.

Në urdhër arresti shtëpiak janë vënë dhe 4 shtetas të tjerë italianë të konsideruar "prestanomi", pra pronarë fiktivë të sipërmarrjes së grupit "Loretti".

Krahas mashtrimit financiar, të arrestuarit akuzohen dhe për aktivitet të parregullt tregtimi makinash nga Italia në Bullgari

EMISIONET