Roma shpreson tek një tjetër mrekulli, Liverpool "i etur" për finalen e Kiev-it

Roma shpreson tek një tjetër mrekulli, Liverpool "i etur"

Pas Realit të Madridit që siguroi finalen e radhës në Champions League, sonte në “Olimpico” do të mësojmë finalistin tjetër.

Roma pret Liverpool-in, me italianët që shpresojn që të ndodhë një tjetër mrekulli në ashtu sikurse ndodhi në sfidën ndaj Barcelonës në raundin çerekfinal.

Verdhëkuqtë arritën të kthenin rezultatin në favorin e tyre në shtëpi duke eliminuar kështu katalanasit e Lionel Messit. Trajneri Di Frncisco dhe lojtarët e tij, shpresojnë që të ndodhë e njëjta gjë edhe sonte në mbrëmje ndaj Liverpool-it të Jurgen Klopp. Edhe pse do ta kenë të vështirë, përsëri qëndron në fuqi shprehja:

“Gjithçka është e mundur”. Nëse ndodhi ndaj blaugranëve, atëherë asgjë nuk është e pamundur edhe ndaj “The Reds”, por këtë do ta shohim sonte në mbrëmje, se kush do të presë biletën për në Kiev.

Nga ana tjetër, forma që po kalon treshja, Mane-Salah-Firminho pritet të shfrytëzohet në maksimumin nga Jurgen Kloop që tenton finalen e kompeticionit për të dytën herë në 5 vitet e fundit, ku në vitin 2013 nuk ia doli të ngrejë lart trofeun me veshë të mëdhenj, pasi skuadra e drejtuar prej tij, Borussia Dortmund humbi përballë rivalëve gjerman të Bayern Munich.

"The Reds" nisen më të favorizuar në këtë takim, pasi në ndeshjen e parë, gjigantët anglezë triumfuan në “Anfield” me rezultatin 5-2 ndërsa kërkojnë që t’a thellojnë më tej në kryeqytetin italian.

Kush do të sfidojë në Kiev, 12 herë kampionët në fuqi të Evropës, Roma apo Liverpool? Këtë do ta mësojmë sonte në 20:45.

EMISIONET