Roma nis ngjitjen, fiton derbin e kryeqytetit

Roma nis ngjitjen, fiton derbin e kryeqytetit

Roma është fituesi i derbit të kryeqytetit italian, duke mundur me rezultatin 2-1 Lacion.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndonëse rastet nuk munguan.

Imobile kishte rastin më të mirë për të zhbllokuar takimin që në minutën e katërt, por sulmuesi italian, ishte në pozicion jashtë loje. Gjatë pjesës së mbetur të takimit, "ngacmimet"në portat respektive vazhduan por pa ndonjë rast të pastër për gol.

Pjesa e dytë nisi praktikisht me gol për Romës, në anë të sulmuesit argjentinas Diego Perroti që shndërroi në gol një 11-metërsh.

Vetëm 4 minuta më pas ishte mesfushori belg, Naingolan që me një goditje nga jashtë zonës,  shënoi për 2 me 0.

Përsëri me një 11-metërsh, këtë herë të vendosur nga teknologjia e VAR ishte Çiro Imobile ai që ngushton shifrat për Lacion, gol që shërbeu sa për statistikë pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e 3-të me 30 pikë, ndërsa Lacio mban vendin e 5-të me 28 pikë.

EMISIONET