Roma mendon për merkaton, "blindon" Manolas

Roma mendon për merkaton, "blindon" Manolas

Afrimi i merkatos së janarit ka vendosur në lëvizje drejtuesit e Romës.

Ndryshe nga shumë skuadra që duan të firmosin me element të rinj, të vlefshëm për të ardhmen, verdhekuqtë duan të largojnë yjet e tyre nga "kthetrat" e skuadrave të mëdha. Dhe për këtë, sipas "Corriere dello Sport", Roma i ka ofruar një kontratë të re mbrojtësit Kostas Manolas.

Greku, i cili është kthyer në një shtyllë të fortë te skuadra nga "Olimpico" kërkohet nga një numër i madh skuadrash. Chelsea, Juventus dhe Bayern Munich janë vetëm disa prej tyre, ndërkohë që në të ardhmen priten edhe skuadra të tjera të interesuara.

Kontrata e tanishme e Manolas përfshin një klauzolë lirimi prej 31.5 milion paund, por merkato e janarit mendohet e nxehtë për 27 vjeçarin.

EMISIONET