Massimiliano Allegri është tashmë pjesë e së kaluarës dhe ndoshta ai nuk do të jetë i vetmi. Disa nga "ushtarët" e teknikut italian, i cili tashmë nuk është nën kontratë me asnjë klub, duket se janë jashtë planeve të trajnerit të ri, Maurizio Sarri.

Emrat më të lakuar për tu larguar janë ato të Mario Mandzukic dhe Sami Khedira, që sipas të gjitha gjasave duhet të mendojnë për një tjetër skuadër. Por, një pengesë e madhe për Juventusin është edhe mosha e futbollistëve, profile që nuk kushtojnë edhe aq shumë në treg.

Edhe paga e lartë që fitojnë dy lojtarët është një tjetër pengesë. Gjithsesi, ofertat drejt dyshes nuk kanë munguar, me të ardhmen e tyre që shihet në Kinë. Megjithatë, ditët e ardhshme do të jenë mjaft decizive për të ardhmen e dyshes, që erdhën në Torino me kërkesë të veçantë nga Allegri.

/Ora News.tv/