Roger Federer "përbindësh", kalon në çerekfinalen e Wimbledon

Roger Federer "përbindësh", kalon në

Roger Federer e ka rezervuar vendin e tij në çerekfinale të Wimbledon me një fitore ndaj Adrian Mannarino.

Federer po kërkon të fitojë titullin në Britani për herë të nëntë dhe këtë po e bën mjaft mirë pasi siguroi një fitore 6-0 7-5 6-4 ndaj kundërshtarit të tij francez.

Seti i hapjes zgjati vetëm 16 minuta ndërkohë që e gjithë fitorja u mbyll në vetëm një orë dhe 45 minuta.

Në çerekfinale, Federer do të përballet me fituesin e çiftit Gael Monfils-Kevin Anderson.

EMISIONET