Roboti tmerron njerëzit, por asgjë nuk është ashtu siç duket

Roboti tmerron njerëzit, por asgjë nuk është ashtu

Video e një roboti të ngjashëm me njeriun duke ecur në rrugë është bërë virale në internet.

Roboti hi-tech shihet me fytyrën e mbuluar me maskë të badhë dhe theksohet sytë e zinj.

Video ka grumbulluar 5 milionë shikime duke shkaktur panik tek njerëzit pasi paralajmëron fundin e njerëzve.

Por humanoidi nuk është i vërtetë, pasi është krijuar duke përdorur grafikë të gjeneruar nga kompjuteri.

Producenti i filmave në Afrikën e Jugut, Neill Blomkamp i njohur për filma fantastiko-shkencorë përfshirë 'District 9' dhe 'Chappie', i dha fund të gjitha thashethemeve se roboti ishte reale.

" Megjithëse askush nuk do ta mirëpriste një kryengritje të robotëve më shumë se unë, kjo është pjesë e një filmi,"-tha Blomkamp, duke shpërndarë një link të shkurtër të flimit "Adam".

'Adam' është një dramë televizive që tregon historinë e një njeriu, truri i të cilit është fshirë dhe burgosur në një robot.

Shumë përdoruesve të Twitter-it të mendonin se 'Adam' ishte real dhe besonte se ishte një shenjë e apokalipsit.

Dizenjuesi Maxim Sullivan besohet të ketë qenë personi i parë që ka shpërndarë videon e robotit.

Dizajni i robotit ka pësuar ndryshime gjatë viteve të fundit pas shfaqjes në filmin 'Adam' të publikuar në 2013 nën Oats Stud e Blomkamp.


EMISIONET