A ka ndonjë gjë që robotët nuk mund ta bëjnë? Mund të bëjnë punën tonë, të marrin periudhat e tyre dhe tani… të rrisin organe njerëzore.

Shkencëtarët e Universitetit Mjekësor të Uashingtonit kanë zhvilluar një sistem automatik që përdor robotët për të prodhuar minorgane njerëzore nga qelizat staminale.

Sipas Science Daily, aftësia për të prodhuar në masë “organoidët” ka premisa të zgjerojë përdorimin e mini-organeve në kërkime bazë dhe zbulim ilaçesh.

“Kjo është “arma jonë sekrete” në luftën kundër sëmundjeve”, thotë Benjamin Freedman, shkencëtar në këtë universitet.
Më herët, shkencëtarët do të rrisnin qeliza për kërkime biomjekësore, duke i kultivuar ato në fletë të sheshta. Por ishin shumë të thjeshta për të imituar rrugën e vërtetë të qelizave.

Por ky zhvillim i ri jep mundësinë e prodhimit të organoideve me një ritëm të shpejtë. Është hera e parë që shkencëtarët janë të aftë të prodhojnë në masë këto miniorgane nga qelizat staminale.

“zakonisht, vetëm ngritja e një eksperimenti të kësaj madhësie do t’i kërkonte studiuesit gjithë ditën, ndërsa një robot e bën për 20 minuta.Përveç kësaj, roboti nuk lodhet apo të bëjë gabime… Nuk ka pyetje për detyrat e përsëritura dhe të lodhshme, robotët bëjnë një punë më të mirë se njerëzit”, thotë Freedman për Science Daily./ATA/

/Ora News.tv/