Robotët po vijnë për punët tuaja

Në pamje të parë nuk duket fare, ky spiker lajmesh është thjesht imazhi i një folësi të vërtetë lajmesh, i cili vihet në lëvizje falë inteligjencës artificiale.

Mjafton të shkruajnë tekstin në anglisht, dhe kompjuteri përdor zërin e folësit original dhe pamjen e tij për të riprodhuar lëvizjen e buzëve, me saktësi të frikshme.

Roboti u paraqit në panairin e zhvillimeve me internetin, të mbajtur në Kinë.

Është realizuar nga agjensia kineze e lajmeve" Xinhua". Simulimet mund të përdoren në faqen e internetit dhe platformat e mediave sociale dhe do të " ulin koston e prodhimit të lajmeve dhe do të përmirsojnë efikasitetin". 

/Ora News.tv/