Roberto Martinez: Ju tregoj pse e grumbullova Lukakun në kombëtare

Roberto Martinez: Ju tregoj pse e grumbullova Lukakun në kombëtare

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka insistuar se sulmuesi i tij, Romelu Lukaku është më i interesuar të fitojë trofeun e Kupës së Botës se Kupëcën e Artë të turneut.

"Ai nuk është këtu për të qenë golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës. Ai është këtu për të ndihmuar ekipin që të fitojë dhe të bëjë rolin e tij. Roli i tij është i dikujt që mund të shënojë gola. Unë e di mirë se kam shpenzuar shumën më të madhe në historinë e Evertonit për një lojtar për shkak të kualitetit për të shënuar, jo sepse ai ishte një lojtar që mund të kontribuonte me gjëra të tjera se sa shënimi i golave.

"Roli i tij në ekipin kombëtar është bërë i tillë, ndoshta para kishte konfuzion, kur i kërkoni lojtarëve të bëjnë gjëra që nuk mund ta bëjnë, kjo bëhet konfuze, unë mendoj se Lukaku tani e njeh rolin e tij. ndaj një shpërblimi individual, lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të bërë një ekip fitues ".-përfundoi Martinez në konferencën për shtyp, para sfidës me Tunizinë.

Lukaku shënoi dy herë në fitoren 3-0 që Belgjika arriti në ndeshjen e parë përballë Panamasë. Belgjika do të luajë kundër Tunizisë të shtunën në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.

EMISIONET