Robert Berisha zbulon arsyen pse nuk ishte në ditëlindjen e nipit

Robert Berisha zbulon arsyen pse nuk ishte në ditëlindjen e nipit

Djali i Tunës dhe Patris Berishës festoi 2 vjetorin e lindjes në një fermë shumë të bukur, të organizuar nga prindërit. Por ashtu si edhe vitin e kaluar Robert Berisha dhe Nora Istrefi nuk morën pjesë në festë.

I ftuar në emisionin “Lojën e Javës”, Roberti u pyet për arsyen e mungesës në ditëlindjen e nipit.

Këngëtari tha se nuk arriti të shkonte për shkak të disa angazhimeve në Ulqin.

"Më 2 maj Tiani festoi ditëlindjen.  Jo nuk isha në festë pasi isha në Ulqin. Në datën 3 kisha për të marrë pjesë në një festival në Ulqin që organizohet videoklipi më i mirë dhe më kanë dhënë një çmim. Por gjysmë orë para se të fillonte organizimi u nisa për në Prishtinë për shkak se u bë babai operacioni dhe vendosi aparat në zemër. Çdo gjë shkoi mirë,"-tha ai.

Roberti uroi Tian në një postim në Instastory.


EMISIONET