Këngëtari i njohur Robbie Williams ka bërë ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Rusi. Ai e nisi performancën me këngën “Feel”, i shoqëruar nga kërcimtarët.

Ndërsa ai performonte, në stadiumin e “Luzhnikit” u shfaqën të gjithë flamujt e shteteve që do të marrin pjesë në këtë kampionat botëror.

Pas spektaklit të Robbie, në fushë do të luhet ndeshja e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

/Ora News.tv/