Rivaliteti arrin kulmin, tifozët e Bocas masakrojnë 21 vjeçarin e River Plate

Humbja e finales së Kupës Libertadore, aq më tepër përballë një rivali si River Plate, nuk është kapërdirë mirë nga tifoz të Boca Junior, të cilët janë hakmarrë në një mënyrë makabre. Dy tifoz të Bocas akuzohen për vrasjen e një prej tifozëve të River pas ndeshjes së së dielës.

Sipas gazetës "Clarin", viktima është shtetasi Exequiel Aaron Neris, 21 vjeç.Trupi i tij u gjet në një provincë të Misiones dhe besohet se autor të kësaj ngjarjeje janë dy tifozë të rivalit të përjetshëm, Boca Junior. Të shtyrë dhe nga humbja e titullit, "Më i miri i kontinentit", dy tifozët kanë goditur për vdekje 21 vjeçarin, trupin e së cilit e kanë copëtuar

Neris vdiq rrugës për në spital, teksa ishte në gjendje të fliste me nënën e tij para se të vdiste.

"Unë po vdes, po vdes. Ata më sulmuan për të festuar rezultatin, sepse unë jam një tifoz i River", shpjegoi ai.

Ngjarja ka sjellë dhe reagimin e nënës së 21 vjeçarit, e cila për "Diario de Misiones" ka konfirmuar kronologjinë e ngjarjes.

"Ata vranë djalin tim. Ai ishte vetëm duke ecur, Ata e lënduan atë si një qen i pambrojtur."-mësohet të ketë thënë nëna e 21 vjeçarit.

Kujtojmë që finalja e Kupës Libertadore u luajt të shtunën e kaluar në "Santiago Bernabeu", me River Plate që triumfoi pas kohës shtesë me rezultatin 3-1.

EMISIONET