Një hetim është duke u zhvilluar, pasi pamjet filmike zbuluan një ceremoni të çuditshme për studentët e rinj të universitetit.

Të rinjtë dhe femrat u detyruan të hiqnin të gjitha rrobat e tyre edhe mbathjet para se të kryenin detyra poshtëruese, përfshirë zvarritjen e zorrëve të kafshëve dhe puthjen e kokës së një lopë të ngordhur.

 Administratorët e universitetit tani po hetojnë, pasi pamjet e ceremonive të çuditshme janë postuar në platformat për ndarjen e videove.

Videoja tregon studentët në një fermë në pronësi të universitetit, ku ata kryen një ditë të plotë të detyra.

Ata u detyruan gjithashtu të bënin banjë me gjakun e kafshëve, ndërsa një turmë spektatorësh brohorisnin.

Dëshmitarë okularë filmuan me smartfonë ritualin degradues në Centro Universitario de Izabal në qytetin Puerto Barrios në rajonin Izabal të Guatamalës lindore.

Universiteti është një bazë rajonale e universitetit prestigjioz të San Carlos, universitetit më të madh dhe më të vjetër në Guatemalë dhe i katërti më i vjetër në të gjithë Amerikën.

/Ora News.tv/