Rita Ora rrëfen udhëtimin drejt Kosovës: Ishte më keq seç e prisja

Rita Ora rrëfen udhëtimin drejt Kosovës: Ishte më keq

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora u kthye në Kosovë pak janë më parë me Unicef për të vizituar familjet e varfra.

Në një intervistë për The Sun, Rita tha se u kthye në vendlindje sepse nuk kishte ardhur prej disa kohësh.

Rita u shpreh se vizitoi vende që nuk kishte qenë asnjëherë dhe ishin më keq seç i priste.

Rita Ora: "Unë u ktheva në vendin tim sepse nuk kisha qenë aty për disa kohë. Dhe nuk kisha qenë në ato vende ku shkova, ishin më keq seç e prisja. Vizitova shtëpitë dhe pashë fëmijët që nuk janë arsimuar, dhe nënat e reja. Shkova atje për të parë se çfarë bën UNICEF sepse ndonjëherë ti nuk i sheh rezultatet."

Ndërsa këngëtarja theksoi edhe njëherë faktin se është shumë e bekuar që ju dha mundësia të jetonte në Britani.

"Por unë jam e bekuar dhe mirënjohëse që isha në gjendje të vija në Britani dhe të bëja ëndrrat e mia realitet, si edhe ëndrrat e prindërve,"-shtoi Rita.

EMISIONET