Rita Ora performon sonte në Sheshin Skënderbej

Pas Ermal Metës, këngëtarja më famë botërore, Rita Ora do të performojë sonte në “Sheshin Skëndërbej”.

Artistja me origjinë shqiptare me këngët e saj ritmike do të ndezë atmosferën para qytetarëve që do të mblidhen nga e gjithë Shqipëria dhe më gjërë.

Për këngëtaren “Your song” , “For You” dhe hite të tjera kjo është hera e dytë që do të performojë në Tiranë, pas asaj në 28 Nëntor 2012 ku mori pjesë në koncertin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

Pak orë para nisjes në Shqipëri Rita Ora ka bërë edhe një status në TWitterin e saj ku ju bën thirrje shqiptarëvë që të takohen në Sheshin Skënderbej: “Tirana Shqipëria, po pres me padurim t’ju shoh sonte”


Në këtë foto të publikuara në Instagram, Rita Ora shfaqet në avion ku është nisur drejt Shqipërisë, për një natë festive dhe plot me emocione.

EMISIONET