Rita Ora nuk mban dot lotët

Rita Ora dhe Dj Avicii u bënë miq pasë bashkëpunimit të tyre të famshëm Lonely Together. Dhe këngëtarja me origjinë shqiptare përkujtoi DJ e ndjerë në skenën e festivalit 538Koningsdag në Holandë.

27-vjeçarja shpërtheu në lot ndërsa mbajti një minutë heshtje për Avicii, i cili humbi jetën në mënyrë të papritur pak ditë më parë, dhe më pas performoi këngën e tyre 'Lonely Together'.

"Kam pasur nderin të bashkëpunoj me dikë që ka ndryshuar jetën time dhe ai është një mik i vërtetë i imi. Nuk e kam dëgjuar këngën që kemi realizuar së bashku që nga vdekja e tij e deri më sot.  Do të jetë e vështirë për mua ta këndoj këtë këngë në të ardhmen."

Por Rita ndërsa flet më mikun dhe Dj e famshëm nuk i ka mbajtur dot lotët.

Avicii u gjet i vdekur në Muskat javën e kaluar, dhe nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.


EMISIONET