Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka ardhur për herë të dytë në Shqipëri për të performuar në sheshin Skënderbej.

Ajo ka ndezur atmosferën ndërsa nisi performancën me "Your Song", të cilën e këndoi së bashku me publikun.

Bukuroshja shqiptare është shfaqur e veshur me të verdha dhe me flokë të kuqe. Hera e parë kur Rita performoi në Tiranë ishte në 28 nëntor 2012 për koncertin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

Rita udhëtoi me avion privat me motrën e vëllain, ndërkohë që pas performancës në Shqipëri do të niset drejt Italisë.







Kliko ketu per te pare FOTOGALERINE

/Ora News.tv/