Rita Ora nderohet nga kinezët

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka qenë në Kinë për të mbajtur koncertet e saj në qytetin e Hong Kongut.

Në një postim në Instagram, ajo ka treguar se është nderuar me një cmim nga shteti kinez.

“Sapo mora çmimin si ‘Artistja më e mirë Ndërkombëtare’ të Bilboardradiochina”, shkruajti 27-vjecarja.

Dihet se para pak ditësh, ajo solli projektin muzikor ‘For You’, në bashkëpunim me Liam Payne, e cila do jetë dhe kolonë zanore e filmit Fifty Shades Freed.

Ndërkohë po punon që të sjellë hite të reja për të gjithë ndjekësit dhe adhuruesit e saj.

EMISIONET