Rita Ora ka kënduar hitin e saj 'Lonely Together' në Tiranë, të cilin e publikoi në bashkëpunim me të ndjerin, Avicii.

Pas performancës së saj në sheshin 'Skënderbej', diva e muzikës ndërkombëtare tha: "Ju lutem bëni pak zhurmë për Aviciin."

Në ekranin e madh, ndërsa Rita këndonte shkruhej emri i DJ të njohur.

Kujtojmë se DJ Avicii humbi jetën me 20 prill dhe thuhet se bëri vetëvrasje. Kjo nuk është hera e parë që Rita i bën homazh kolegut të saj pasi në performancën e saj për Big Ëeekend tha se është e vështirë të realizonte këtë këngë pa praninë e tij.

/Ora News.tv/