Rita Ora ndezi sheshin Skënderbej mbrëmjen e së dielës. 

Ylli i muzikës botërore befasoi të gjithë fansat e saj ndërsa performoi vallen e Tropojës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare pas koncertit ka falenderuar shqiptarët.

"Të gjithë 250,000 njerëz që ishin aty me mua ju falenderoj. Ju mund të jeni kudo në botë dhe ishit aty për mua,"-shkruan Rita. "Kam kaluar kohën më të bukur ndonjëherë."

/Ora News.tv/