Rita Ora është "e lajthitur"?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora pëlqen të eksperimentojë me flokët, veshjet dhe grimin duke provuar gjëra nga më të ndryshmet.

Nëna e saj, Vera Sahatciu ka publikuar një fotografi të Ritës me flokë të zeza e kacurrela duke pozuar krah kushëririt Art Navakazi.

Ndër të tjera, këngëtarja ka zbuluar se njerëzit mendojnë se është “e lajthitur” prej stilit të pazakontë në veshje.

“Për shkak se disa njerëz mendojnë se jam e çmendur me disa veshje të çuditshme, dua të them se ato më japin energji gjatë një pjese të ditës. Nuk mund t’i vesh gjërat dy herë, e kjo është me të vërtetë për të ardhur keq, me të vërtetë trishtuese, sepse disa pjesë janë kaq të bukura, por lajmi i mirë është se unë kurrë nuk mërzitem”, tha ajo në një intervistë tek Chris Evans.

EMISIONET