Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora komentohet për çdo dalje publike apo postim në rrjetet sociale.

Në fotografitë e fundit, ajo ka zbuluar se është bërë pjesë e fushatës së 'Rimmel London' në kuadër të mbrojtjes së të dhënave individuale në internet.

Së bashku me modelen seksi, Cara Delevigne, bën thirrje që çdo person të kujdeset seriozisht për rrjetet sociale.

"Pata një ditë të këndshme sot me Cara-n duke promovuar fushatën e Rimmel në kuadër të sulmeve kibernetike. Na ndihmoni që ti japim fund ngacmimeve në rrjete sociale. Jemi më të fortë kur bëhemi bashkë!", shkruajti Rita në Instagram.

Të dyja bukuroshet janë bërë bashkë pasi kanë qenë viktima të sulmeve kibernetike ku iu është cënuar privatësia.

Tags