Rita Ora arrin tjetër sukses

Sukseset e Rita Orës në tregun muzikon ndërkombëtar nuk ndalen.

Së fundmi ylli i popit ka publikuar këngën 'For You', kolonë zanore e filmit "Fifty Shades Freed", që ka arritur 55 milionë klikime në YouTube vetëm në 4 javë.

Dhe 'For You' është në krye të klasifikimeve në Gjermani. 

Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram.

"Ne sapo arritëm numrin 1 në Gjermani! Faleminderit të gjithë fansave në Gjermani që e bënë këtë gjë të mundur."

Rita ka realizuar këngën në bashkëpunim me ish yllin e One Direction, Liam Payne.

EMISIONET