Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora që do performojë sot në sheshin Skënderbej ka arritur në Tiranë.

Ajo erdhi me avion privat, së bashku me motrën dhe babain e saj. Eleni Ora, motra e Ritës ka publikuar një fotografi me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe me këngëtaren e njohur në Tiranë.

Ndërsa shihnin ambientin ku do diva e popit ndërkombëtar do këndojë disa prej hiteve të tyre, ato gjetën momentin për të bërë një fotografi.

Rita Ora ka vendosur që të shfaqet në Shqipëri me një pamje tërësisht ndryshe nga herët e tjera, me flokë të kuqe.


/Ora News.tv/