Shoqëria shtetërore e naftës Albpetrol ka ndryshuar administratorin. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës.

Endri Puka është larguar nga posti për të marrë një detyrë tjetër ndërsa në vend të tij është vendosur Kastriot Bejtaj, që mbante postin e Drejtorit Teknik në Albpetrol.

Në kuadër të ristrukturimit të shoqërisë së naftës me urdhër të Kryeministrit është ngritur një grup ndërministror që do të merret me procesin.

"Z. Bejtaj do të jetë pjesë e grupit ndërministror për ristrukturimin e Albpetrol sh.a si dhe do të udhëheqë të gjithë procesin.

Kastriot Bejtaj është një inxhinier me një përvoje 35 vjeçare në industrinë e naftës në Shqipëri ku ka punuar për kompani vendase dhe të huaja," -shkruhet në faqen zyrtare të Albpetrol.

/Ora News.tv/