Konsultat shëndetësore tashmë do të mund të merren përmes telefonit, duke evituar vajtje-ardhjet në spitale, orët në pritje dhe rradhët e gjata. Risia vjen në Shqipëri përmes Teledoc.

Teledoc ka në përbërje të stafit rreth 200 mjekë me përvojë të gjatë pune, ndër ta edhe të huaj, të cilët ofrojnë përgjigje dhe zgjidhje për më shumë se 40 probleme shëndetësore si dhimbje abdominale, alergji, bronkit, sinozit etj.

Paketat Teledoc individuale ose familjare, mund të blihen në postë apo farmaci.

Teledoc është e ardhmja e shërbimit shëndetësor, ndërsa mjekët do të jenë të pranishëm kudo dhe kurdo.



/Ora News.tv/