Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pati një takim me përfaqësuesit farmaceutikë për ndryshimet që propozohen në ligjin e tregtimit të barnave. Ministrja Manastirliu tha se do të ndryshohet e gjithë struktura e qarkullimit të ilaçeve në vendin tonë mbi parimet e cilësisë. 

Ministrja e Shëndetësisë gjatë një takimi të parë konsultativ me përfaqësuesit farmaceutikë tha se do të rishkohet rregullorja për ruajtjen dhe cilësinë e barnave. Ministrja nuk dha detaje konkretisht në cilat nene të ligjit do të ndryshohen por u shpreh se do të rishikohet  e gjithë struktura e qarkullimit të barnave në Republikën e Shqipërisë.

Manastirliu: Disa ndryshime esenciale që mund të lindin edhe nga ju si distributorë në lidhje me sigurinë mbi ruajtjen dhe shpërndarjen e barnave.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë për herë të parë është hartuar rregullorja e "Praktikave të mira të ruajtjes dhe shpërndarjes së barnave", hartuar në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe rekomandimet e OBSH.

Manastirliu: Të gjithë hapat që do të ndërmerren sot e në vijim do të jenë të konsultuara me grupet e interesit. Kemi një draft rregullore mbi praktikat e ruajtjes dhe shpërndarjes së barnave që është hartuar në përputhje me udhëzimet e BE dhe OBSH.

Takimet me grupet e interesit që përfshojnë në këtë rast farmacitë, do të jene në mënyrë periodike për çdo ndryshim apo rishikim të ligjeve dhe rregulloreve. 

/Ora News.tv/