Rishfaqet Silvana Braçe, prezanton filmat në “Open Cinema” në Gjirokastër

Rishfaqet Silvana Braçe, prezanton filmat në “Open

Kinemaja Verore është rikthyer në Gjirokastër,  si një maratonë e filmave më të rinj shqiptarë e të juaj! i Open CINEMA synon promovimin e turizmit në qytetin e gurtë, dhe duket se ia ka dalë të tërheqë vëmenden e turistëve të huaj që kaën qenë më shumtë.

Disa prej realizimeve më të fundit të kinematografisë shqiptare e të huaj po shfaqen në Gjirokastër në formatin e një kinemaje të hapur!

“Open Cinema”, e konceptuar si një maratonë kinematografive nga Bashkia e Gjirokastrës vjen në kaudër të aktiviteteve që i shërbejnë promovimit të turizmit në qytetin e Gurtë.

Për katër netë, në bashtenë e Teqesë janë mbledhur personalitete të shquara të kinemasë dhe kulturës, aktorë dhe regjisorë.

Projeksionet e filmave dhe dokumentarëve, vijnë në një format të ri dhe prezantohen nga Silvana Brace, ikona e ekranit në vitet ’80-’90.

Dhe ajo që bie lehtësisht në sy është se më shumë se gjysma e publikut janë turistë të huaj.

Aktori Bujar Asqeriu dhe skulptori Mumtaz Dhrami ishin të ftuarit specialë të mbrëmjes së të hënës, ndërsa Edmond Budina prezantoi premierën e filmit të tij të fundit në Shqipëri, “Broken”.

Përveç filmit “Broken” u projektuan edhe filmat “Helena e Trojës” dhe “Kërkohet një gënjeshtar”.

Të paktën 20 filma u shfaqen për publikun përgjatë 4 ditëve të “Open Cinema” që do të ulin siparin mbrëmjen e së martës.

EMISIONET