Rinis puna për "Velierën", Shoqëria Civile: Po varroset historia

Rinis puna për "Velierën", Shoqëria Civile: Po varroset

Shoqëria Civile e mbështetur nga përfaqësues të Partisë Demokratike dega Durrës, kanë protestuar pranë Velierës, aty ku kanë rifilluar punimet prej pak kohësh.

Ata protestuan duke mbajtur pankarta në duar "Gjyqtarët e Velierës në Vetting popullor, Veliera në Vetting gjyqësor", "Veliera, aty ku nenin gjyqësor e bënë nen shkatërrues".

Protestuesit deklarojnë se rifillimi i punimeve pas vendimit gjyqësor po shkatërron objektet arkeologjike. Sipas Sazan Gurit, bashkia premtoi se do te ruanin dhe konservonin objektet arkeologjike që kanë dalë në dritë nga gërmimet, por po zhduk objekte një e nga një.

Ndërsa drejtuesit e degës së PD në këtë qytet shprehen se vendimi i gjykatës qe i hapi dritën jeshile rifillimit te punimeve është e orientuar nga Rama dhe Dako.

Protestuesit kërkojnë pezullimin e projektit dhe bllokimin e punimeve në zonën “A” dhe “B”, të konsideruara zona arkeologjike. Shoqëria Civile e ndoqi në disa shkallë gjyqësore kërkesë-padinë për anulimin e projektit por në fund Gjykata Administrative e rrëzoi kërkesën e tyre dhe i hapi rrugë rifillimit të punimeve.

EMISIONET