Rindërtohet kisha e shek XII në Tivar, katolikët meshë pas 5 shekujsh

Rindërtohet kisha e shek XII në Tivar, katolikët meshë pas 5

Në qytetin e vjetër të Tivarit, sot nën juridiksionin e Malit të Zi, pas plot 447 vitesh u kremtua mesha në stilin romak, ku nuk mungoi edhe gjuha shqipe.

Bashkimi në këtë ditë, ku nuk munguan edhe shqiptarët u bë në një ceremoni të veçantë, siç ishte ajo e rindërtimit të kishës së Shën Katerinës që i përket shekullit të 12-të dhe 13-të, e cila ishte shkatërruar nga pushtuesi Osman.

Imzot Rrok Gjonlleshaj: "Edhe ne të gjithë jemi në mënyrë të veçantë të bekuar prej Zotit."

Nunci Apostolik për Malin e Zi me seli në Sarajevë, imzot Luigi Pezzuto, në një përgjigje indirekte për pretendimet serbo-malazeze tha se Krishtërimi ishte i hershëm në këto treva.

Imzot Luigi Pezzuto: "Mbi të gjitha kjo kishë e Shën Katerinës së Aleksandrisë na jep një dëshmi të fortë, se feja katolike nuk ka ardhur këtu vetëm dje, por ka qenë prezente prej shekujsh”.

Ora News e ndoqi nga afër këtë ceremoni ku i mori një përshtypje edhe kryetarit të komuës së Tivarit Dushan Raiçeviç dhe zv/Ministrit të Kulturës, Aleksander Dajkoviç.

Dushan Raiçeviç: “Bashkëjetesa mes shqiptarëve, malazezëve dhe serbëve këtu në Tivar ka vlerën e vet siç e ka patur në të kaluarën dhe mundohemi që kjo frymë të kultivohet dhe të çohet përpara.”

Aleksander Dajkoviq: "Ne do të mundohemi të kthejmë shkëlqimin e mëparshëm që ka pasur ky qytet.”

Kisha e Shën Katarinës, në Kala të Tivarit është vetëm një nga shumë monumentet në trevat shqiptare në Mal të Zi, që presim ndërhyrje, për t’i shpëtuar nga dhembi shkatërrues i kohës. Por, një kujdesie ndaj tyre qoftë dhe moralisht, mbetet të tregohet edhe nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

EMISIONET