Tiranë, tre automjete përplasen në Rinas, 6 të plagosur

Tiranë, tre automjete përplasen në Rinas, 6 të plagosur

Një aksident ka ndodhur rreth orës 6:40 të mëngjesit të së shtunës, ku kanë mbetur të plagosur 6 persona nga përplasje e 3 automjeteve pranë Lumit Tirana në aksin rrugor Kashar-Rinas.

23 vjeçare Ornela Muja, e cila ka mbetur e plagosur rëndë nga aksidenti është transportuar drejt Spitalit të Traumës dhe po merr shërbim intensiv nga bluzat e bardha.

Ndërsa 5 të plagosurit e tjerë Smerald Bozaxhiu, 29 vjeç, Amarildo Bregu, 28 vjeç, Roland Marku, 22 vjeç, Gabriel Vokri, 22 vjeç dhe 51-vjeçari Reshat Hoxha janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga videot dhe fotot duket qartë se automjetet janë shkatërruar plotësisht nga përplasja me njëra-tjetrën dhe nga goditja e shtyllës në anë të rrugës.

Ndërsa shkaqet e aksidentit mendohet të jenë shpejtësia e lartë si dhe parakalimi i gabuar i drejtuesve të automjeteve.



EMISIONET