Rimodelimi i gjoksit i shkaktoi torturë dhe "vdekje" të ngadaltë

Rimodelimi i gjoksit të femrave ka vërtetuar që shpesh herë sjell komplikacione të mëdha. Një grua 34-vjeçare ka treguar historinë e saj me implantet e silikonit, të cilat zgjodhi ti hiqte pasi i dukej sikur “po e vrisnin” çdo ditë e më shumë.

Andrea King shpenzoi 35 mijë dollarë për zmadhimin e gjoksit, pas të cilit përjetoi vuajtje për 4 vite. Ajo bënte vizita të shpeshta në spital, ku mjekët nisën të dyshonin nëse kishte marrë virusin HIV.

Andrea ndjente çdo ditë dhimbje, infeksione bakteriale dhe lodhje ekstreme. Pasi bëri një kërkim, zbuloi se kishte sëmundjen e “implantit të gjirit” dhe i hoqi menjëherë.

“Para 5 muajsh, unë u diagnostikova me 4 sëmundje autoimune si artriti reumatoid, lupusi, sindroma si sjogrens dhe celiac. Sistemi imunitar ishte aq i ulët sa bëra analiza për virusin HIV dhe për disa lloje tjerë kanceri pasi doktorët nuk kishin një diagnozë të saktë. Unë u përpoqa që të vazhdoja normalisht, por ishte e pamundur që të stërvitesha dhe të vazhdoja karrierën si trajnere. Mezi ecja deri te shkallët se më merrej fryma”, tregoi Andrea.   

EMISIONET