“Rilindja” e qendrës së Vlorës, nis shembja e 40 objekteve

“Rilindja” e qendrës së Vlorës, nis shembja e 40

40 objekte do të shemben në Vlorë për ti hapur rrugë zbatimit të projektit për rijetëzimin e qendrës historike. IKMT ka nisur aksionin dhe për momentin nuk ka hasur në kundërshti nga ana e pronarëve të ndërtesave që preken.

Në Vlorë nisi aksioni për shembjen e rreth 40 objekteve që pengojnë zbatimin e projektit të Rikualifikimit të Qendrës Historike të qytetit bregdetar.

Burime zyrtare thanë se këto objekte janë të skualifikuara nga ALUIZNI në procesin e legalizimit, ndërsa IKMT thotë se kryesisht janë katet e treta të godinave ato që do shemben.

Projekti prek edhe muret rrethuese të disa ndërtesave në qendrën historike të qytetit.

Në dy ditët  e para të aksionit nuk ka pasur kundërshtime nga pronarët e ndërtesave

Aksioni do të vazhdojë disa dite dhe më pas do të fillojë zbatimi i projektit.

Projekti i miratuar nga KëshIlli Kombëtar i Restaurimeve do të zbatohet në zëmër të Vlorës  aty ku qyteti  ende  ruan identitetin, gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të.

EMISIONET