Rikthim i bujshëm tek Barcelona, Eric Abidal merr pozicion kyç në klub

Rikthim i bujshëm tek Barcelona, Eric Abidal merr pozicion kyç

Eric Abidal rikthehet tek Barcelona. Ish-mbrojtësi francez do të jetë sekretari i ri teknik i klubit katalanas dhe do të zëvendësojë Robert Fernandez.

Barcelona nuk vendosi t'i rinovoi kontratën Fernandez dhe ai do të largohet në ditët e ardhshme.

Abidal ishte një lojtar i Barcelonës për gjashtë sezone, nga 2007 në 2013 dhe roli i tij i ri do ta shohë atë të jetë shumë më i afërt me lojtarët sesa paraardhësi i tij.

Francezi ka mbajtur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me të gjithë lojtarët e ekipit të parë. Ai mund të jetë një arsye për të arritur tek Antoine Griezmann gjatë kësaj merkatoje.

Barcelona ka gjithnjë e më shumë lojtarë francezë dhe Abidal do të luajë një rol të rëndësishëm në përshtatjen e tyre.

Për shembull, ndihma e tij do të jetë thelbësore për Ousmane Dembele. Ai nuk e ka bërë këtë punë që nga largimi i Barcelonës në vitin 2013, kështu që ky funksion duhet të bjerë tek Ramon Planes, i cili do të punoj krah për krah me Pep Segurën në kërkim të lojtarëve të ardhshëm.

EMISIONET