Që prej largimit nga jeta të Dr. Florit, grupi West Side Family i kishte munguar publikut shqiptar.

Pas 8 vitesh, ata kanë zgjedhur të rikthehen me një projekt muzikor, të titulluar 'Beso' që fillon me zërin e këngëtarit, i cili nuk është më mes nesh, pamje që mund të jenë regjistruar vite më parë.

Edhe pse nuk janë të tre së bashku, anëtarët e grupit nuk e kanë lënë jashtë pasi fotografia e Dr.Florit shfaqet shpesh.

Kënga frymëzon njerëzit për të besuar në ëndrrat e dëshirat e tyre, pavarësisht sfidave që i sjell jeta.

Ky projekt ka marrë menjëherë pëlqimin e publikut, ku shumë prej tyre kanë komentuar se janë përlotur nga teksti.

/Ora News.tv/