Rikthehet superiorja, duel me "aromë Europe" në Vlorë

Rikthehet superiorja, duel me "aromë Europe" në Vlorë

Kampionati shqiptar nge siparin për vitin 2018 me ndeshje interesante për skuadrat që pretendojnë titullin kampion.

Në javën e 17-të Skënderbeu kryesues ka një transfertë delikate me Luftëtarin.

Gjirokastritët janë rikthyer konkurues pasi e mbyllën vitin e shkuar me tre fitore radhazi. Skuadra e drejtuar nga Hasan Lika pritet të reshtohet me formacionin më të mirë të mundshëm, ku Abazaj dhe Bregu do të vendosen në mbështetje të sulmuesin Lamçja.

Në krahun tjetër korçarët do të udhëtojnë drejt Gjirokastrës me motivin e 3 pikëve. Tekniku Ilir Daja pritet të startojë me modulin 4-3-3, me Takaj e Gavazaj pas krahëve të Sowe.

Në takimet e tjera spikat dueli në Vlorë, mes Flamurtarit dhe Partizanit. Një 90 minutësh ku të dy ekipet do të tentojnë të marrin maksimumin, për ta nisur mbarë vitin kalendarik.

Vllaznia që ka ofruar disa lojtarë cilësor në këtë merkato janari, ku vlen të përmendet Xhevahir Sukaj do të pres në "Loro Boriçi" Kukësin e Pacult.


Javën e 17-të e plotësojnë takimet Kamza-Laçi, dhe Teuta- Lushnja. 

EMISIONET