Rikthehet i nxehti afrikan, temperatura përvëluese deri në mes të gushtit

Rikthehet i nxehti afrikan, temperatura përvëluese deri në mes

I nxehti afrikan pritet të prekë Shqipërinë gjatë fundjavës.Meteorologia, Adjola Bani, sqaron se temperaturat përvëluese do të vijojnë  deri në mes të muajit gusht, ndërsa pjesa e dytë e muajit gusht pritet të jetë më e freskët, duke mos u përjashtuar edhe rrebeshet e shiut.

Rikthehet i nxehti përvëlues në fundjavë.Metorologia, Adjola Bani, sqaron se temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë dhe parashikohet që të jetë i nxehti afrikan i fundit për këtë verë.

Sinoptikanët bëjnë me dije se temperaturat e larta do të vijojnë deri në mes të muajit gusht.

Adjola Bani: I nxehti afrikan, që do të jetë i fundit edhe për këtë verë, pritet të nisë nga kjo fundjavë deri në mesin e muajit gusht dhe më pas do të kemi një shkëputje me dy-tre ditë, do të kemi rënie të temperaturave dhe më pas pjesa tjetër e gushtit që do të mbyllet me temperatura tipike. Do të kemi 7 apo 8 ditë me tempertatura relativisht të larta, me temperatura 33 gradë Celsius në zonat malore dhe në zonat e ulëta dhe bregdetare 37-38 gradë Celsius.

Ndërkohë për të gjithë ata qytetarë që marrin pushime në pjesën e dytë të gushtit, parashikimet nuk janë pozitive.

Sinoptikanët parashikojnë ulje temperatuarash, ndërsa nuk përjashtojnë edhe rrebeshet e shiut.

Adjola Bani: Nga java e tretë e muajit do të kemi rënie graduale të temperaturave duke ju afruar vlerave tipike dhe nuk do të ngjiten më shumë se 33 gradë Celsius. Nuk përjashtohet dhe mundësia e rrebesheve afatshkurta të shiut, të cilat do të jenë prezente gjatë pjesës së dytë të muajit.

Për Europën kjo verë është vlerësuar si më e nxehta, por për Shqipërinë temperaturat e regjistruara kanë qenë normale për këtë stinë.

EMISIONET