Fruthi rikthehet në përmasa edhe më të mëdha, pavarësisht se në fund të muajit shkurt shënoi një gjende stabel.

271 rastet kanë rezultuar pozitiv përsa i takon të prekurve me fruth, nga të cilët përqindja më e madhe me 64% janë fëmijë nën 1 vjeç të pavaksinuar.

Përveç foshnjave, ka rritje të numrit të personave të rritur që i përkasin brezit të viteve '80-'90.

7 persona janë të shtruar në Shërbimin e Infektivit në QSUT dhe po marrin trajtimin mjekësor.

Autoritetet shëndetësore nuk raportojnë raste të ndërlikuara, por problematika më e madhe është tek foshnjat që nuk kanë mbushur ende 1 vjeç për tu vaksinuar dhe nuk janë imun ndaj sëmundjeve të tilla.


/Ora News.tv/