Rikthehet Ebola, 77 të vdekur në Kongo

Rikthehet Ebola, 77 të vdekur në Kongo

Numri i viktimave nga shpërthimi ri i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka shkuar në 77. Shifra është bërë publike nga ministria e Shëndetësisë e vendit afrikan.

Aktualisht janë raportuar 115 raste, nga të cilat 85 janë konfirmuar dhe 10 janë të mundshme. Nga 85 pacientë të infektuar 18 u shëruan, thotë ministria e Shëndetësisë.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore njoftoi në një konferencë shtypi të premten se një rast i konfirmuar u dokumentua në Oicha.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit kërkoi një "reagim të shpejtë, të bashkërenduar dhe efikase" për të shmangur përsëritjen e shpërthimit të Ebolës 2013-2016 në Afrikën Perëndimore, e cila vrau më shumë se 11.000 njerëz.

EMISIONET