Rikthehen jelekverdhët, Franca mobilizon 60 000 policë dhe forca xhandarmërie

Rikthehen jelekverdhët, Franca mobilizon 60 000 policë dhe forca

Frika për shkallëzimin e dhunës gjatë protestës së radhës së jelek-verdhëve i ka detyruar autoritetet të mobilizojnë të shtunë në mbarë Francën mbi 60 000 policëve dhe forca të xhandarmërisë. Protesta janë lajmëruar edhe pranë katedrales Notre Dome në Paris dhe ministri i Brendshëm e quajti këtë një provokim të pastër.

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner njoftoi të premten mobilizimin e mbi 60 000 policëve dhe forcave të xhandarmërisë në mbarë Francë pasi të shtunën është lajmëruar protesta e 23-të e jelekverdhëve.

Shefi i policisë, Didier Lallement, tha nga ana e tij se tubimet e lajmëruara të jelekverdhëve në afërsi të Notrë Damit janë një provokim i pastër.

“Mbi 60.000 policë dhe xhandarë do të mobilizohen në të gjithë Francën për të kryer detyrën e tyre. Misioni ynë është siguria e francezëve dhe garantimi i të drejtës për të protestuar pa rrezik”, bëri të ditur ministri Castaner.

Sipas tij, huliganët do të jenë sërish të pranishëm në disa qytete të Francës, në Tuluz, në Montpelie, Bordo dhe në zona të veçanta të Parisit.

“Objektivi i tyre është i qartë, një skenar i dytë si ai i 16 marsit”, vijoi ministri referuar veprimit të 20 jelekverdhëve, ku Pallati Elize u vu në shënjestër të dhunës. Këto ngjarje sollën shkarkimin e shefit të policisë së Parisit.

EMISIONET