Teatri Bylis i Fierit po i nënshtrohet një rikonstruksioni të përgjithshëm që pritet të përmirësojë kushtet për aktorët dhe artdashësit. Punimet është parashikuar të përfundojnë në fund të muajit korrik, ndërsa gjatë kësaj kohe, trupa e aktorëve po i vë shfaqjet në skenat e qyteteve të tjera, duke i dhënë kështu më shumë gjallëri jetës kulturore.

Fundi i muajit korrik pritet ta gjerë teatrin Bylis në Fier me një pamje të re dhe përmirësim të kushteve për aktorët dhe artadashësit.

Teatri po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë që siç thotë se drejtori Astrit Hasani, përfshin ndërhyrje në fasada, ambiente të brendshme, ndriçim e foni.

Gjatë kohës kur shtëpinë e tyre të artit e kanë në rikonstruksion, trupa profesioniste e teatrit Bylis i ka zhvendosur shfaqet në qytete të tjera, duke ndikuar kështu edhe në ringjalljen e jetës kulturore në disa prej tyre.

Punimet për rikonstruksionin e teatrit Bylis po ecin me ritme të kenaqshme duke dhënë garanci se aktorët fierakë do të rikthehen para publikut të tyre sipas parashikimeve.

/Ora News.tv/