Kompleksi i objekteve të kultit "një park arkeologjik i fshehur"

Kompleksi i objekteve të kultit "një park arkeologjik i

Fakte të reja historike dhe gjetje arkeologjike po dalin në dritë gjatë punimeve për rikonstruksionin e tre objekteve të kultit islam në Berat.Kreu i Drejtorisë së Kulturës Kombëtare, thotë se ka pritshmëri të lartë që në një të ardhme të afërt aty të krijohet një minipark arkeologjik. Rikonstruksioni i xhamisë Mbret asaj të Beqarëve dhe Teqesë Helvetike në Berat pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Puna për restaurimin e tre objekteve të kultit islam në Berat po nxjerr në dritë fakte të reja për historikun e Monumenteve por edhe të vetë qytetit.

Xhamija “Mbret”,  Teqeja e “ Helvetive” dy objekte që ndodhen në qendrën mesjetare të qytetit dhe xhamia e “Beqarëve”,  po i nënshtrohet rikonstruksionit falë një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Eugen Kallfani, thotë se pritshmëritë janë të larta, ndërsa gjetjet mund ta shndërrojnë zonën në një park arkeologjik.

Eugen Kallfani: Nuk po restaurohen thjesht Monumentet, këtu nga sondazhet që vijojnë përditë dalin gjetje arkeologjike shumë interesante që në një të ardhme jo shumë të largët mund ta transformojnë të gjithë këtë zonën këtu të kompleksit mesjetar në një minipark arkeologjik.

Sa i përket ndërhyrjes në Monumentet me vlera të papërsëritshme arkitektonike e historike, ndërhyrjet janë të gjithanshme, dhe pritet që të përfundojnë vitin tjetër.

Eugen Kallfani: Kanë të bëjnë me një kompleksitet ngjarjesh të cilat kërkojnë një angazhim të gjithë atyre personave që janë të aftë profesionalisht të ndërhyjnë dhe marrin vendimet e sakta në këtë drejtim.

Më mbështetjen e Agjensisë Turke, rikonstruksionit po i nënshtrohen edhe Xhamia e Et'hem Beut në Tiranë dhe xhamia e Muradies në Vlorë.

EMISIONET