Rihapen 23 shkollat në Mallakastër, në fshatin Ngrançie tërhiqen komisionerët
Ora 19:50 Mallakastër
Në Mallakastër janë ripahur 23 shkollat e mbyllura, duke u shpërndarë edhe materialet zgjedhore në të gjitha qendrat.
Gazetarja Nertila Dosti raporton se vetem në fshatin Ngrançie janë tërhequr komisionerët dhe nuk janë shperndarë materialet zgjedhore.
Mallakastra ka 57 Qendra Votimi dhe janë thirrur në votime rreth 31 mijë votues.
Për mbylljen e shkollave paraditen e sotme u arrestuan në flagrancë 2 punonjës të Bashkisë Mallakastër dhe roja e një shkolle në qytetin e Ballshit, si dhe u shpall në kërkim nënkryetari i Bashkisë Mallakastër.
